Chermen Valiev “flirtoi” me fitoren e madhe në Botërorin e Mundjes, por gjithsesi nuk ia doli dot. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë u mund në finale nga japonezi Takahashi, duke marrë kështu medalje të argjendtë.
Sfida u kushtëzua edhe nga një dëmtim i Valiev në ligament, por ky i fundit gjithsesi zgjodhi të mos dorëzohej.
“Në përballjen finale, Chermen Valiev tregoi shpirtin e një kampioni të vërtetë. Pavarësisht një dëmtimi të rëndë në ligament, ai zgjodhi të mos dorëzohej dhe vazhdoi garën me guxim e forcë të jashtëzakonshme.
Dhimbja dhe pamundësia fizike nuk e lanë të triumfonte ashtu siç e meritonte, por nuk e ndaluan dot të siguronte një medalje të argjendtë të madhe për Shqipërinë. Shërim të shpejtë, kampion! Je shembulli i sakrificës, forcës dhe krenarisë sonë!”, shkruhet në postimin e Federatës Shqiptare të Mundjes.
