Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka reaguar në Kuvend lidhur me ndryshimet në komisionet parlamentare, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të Kushtetutës.

Ajo tha se janë shkelur disa nene të saj dhe se procesi po zhvillohet në mënyrë të njëanshme dhe të përshpejtuar. Sipas Zhupës, çdo ndryshim në rregullore duhet të bazohet në Kushtetutë dhe në parime demokratike.

Zhupa shtoi se kjo sjellje tregon mungesë serioziteti ndaj integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Deputetja e PD, Ina Zhupa:

Ju po funksiononi me llogjikën enveriste që: Pse ligjet tona do na ndalojnë? Me të njëjtën llogjike sekretari juaj i përgjitshëm Klosi tha: Pse rregullorja jonë do na ndaloj ne? Pse kërkoni 10 ditë tha? Ndërkohë që 10 ditë nuk i kërkojmë ne, i cakton në mënyrë taksative dhe të pandryshueshme.

Nesë në këtë sallë keni ardhur për mos zbatuar asnjë rregull dhe as kushtetutën, atëherë sic i prezantuat pa u hap fare parlamenti ndryshimet e tij në asamblenë e Partisë Socialiste, mund të kishit bërë edhe votimin atje. Meqënëse 83 kartonat i kishit atje dhe jeni më të qetë. Përderisa jemi në kuvend dhe jemi betuar 48 ore përpara në kushtetutë, duhet ta zbatojmë.

Substacialisht, nuk na pyetët me arrogancën e pushtetit të krimit, po procedurialisht nuk është a pyetët apo jo sepse janë të shkruara në librin e rregullave të përbashkëta.

Parlamenti Europian që morët shembull qëparë dhe procesi integrimit kërkon zbatimin e rregullores, kërkon zbatimin e kushtetutës. Nuk ndodh në parlamentin europian mos zbatohen rregullat e përbashkët, të injorohen grupet më të vogla parlametare. Hiqni dorë dhe kthejuni kushtetutës dhe rregullores”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: