Kryetari i PBDNJ-së, deputeti Vangjel Dule, i ftuar në Log, u shpreh se ndryshimet e Rregullores së Kuvendit, që ka propozuar mazhoranca janë në kundërshtim me Kushtetutën.
Dule theksoi se seanca e parë e kësaj legjislature nisi me shkeljen e Kushtetutës, teksa u ndryshua rregullorja e Kuvendit, ende pa u konstituuar, me votat e mazhorancës, një pjesë e madhe e së cilës janë deputetë të rinj.
Sipas tij, Rama, gjithashtu po personalizon dhe procesin e integrimit, teksa për herë të parë Komisioni parlamentar i Integrimit, nuk drejtohet nga opozita, por nga mazhoranca.
Vangjel Dule: Cfarë sinjal më ogurzi. Është shkelur kushtetuta, në organin legjislativ në mënyrën më flagrante të mundshme.
E thotë qartë se ligjet kalojnë dhe me procedurë të përshpejtuar ligjet që lidhen me organizimin dhe funksionimin e organeve që përcaktohen nga kushtetuta. Rregullat e kuvendit I përcakton kushtetuta.
A duhet të ndryshojë rregullorja e kuvendit në mënyrë të njëanshme. Janë ruajtur 2 elemente konsensusi deri më sot,kodi zgjedhor dhe rregullorja. Para 3-4 vitesh e theu tani e bën dhe me rregullore.
Ka një thelb komisioni i integrimit që në krijimin e tij është drejtuar nga opozita. Është traditë.
Nuk vjen asnjë e e mirë nga autokracia
