Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar në rrjetin social facebook mbi vendimin e saj për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD.

Doda shkruan se në zgjedhjet parlamentare u regjistrua si deputete e PDIU-së, në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

“Në konfigurimin e ri të grupeve parlamentare kam mësuar që janë krijuar tre grupe dhe  në pamundësi për të krijuar një grup parlamentar të PDIU-se, nuk jam rregjistruar në grupet aktuale, por jam pjesë e opozitës duke ruajtur identitetin e forcës politike që përfaqesoj”, shkruan Doda.

Reagimi i plotë

Meqenese po shoh nje stuhi ne gote te ngritur nga soj soj mendjesh, jam e detyruar te bej kete sqarim.
Ne zgjedhjet parlamentare jam rregjistruar si deputete e PDIU-se, ne koalicionin Aleanca per Shqiperine Madheshtore.

Ne konfigurimin e ri te grupeve parlamentare kam mesuar qe jane krijuar tre grupe dhe ne pamundesi per te krijuar nje grup parlamentar te PDIU-se,
nuk jam rregjistruar ne grupet aktuale, por jam pjese e opozites duke ruajtur identitetin e forces politike qe perfaqesoj.

Nese do kishte qene nje grup i perbashket opozitar padyshim do isha pjese e ketij grupi.
Kam qene dhe jam ne koordinim me kryetarin e grupit te PD per cdo aksion dhe qendrim politik te opozites
Dashakeqeve qe sot ju “qan” zemra per opoziten mund tju them se opozita nuk ka nje deputet me pak e se qendrimet politike opozitare jane krejtesisht te koordinuara.  Te mos besh pjese ne nje grup parlamentar nuk te perjashton nga opozita.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb