Ka nisur seanca plenare maratonë, ku kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin qeverisës së Partisë Socialiste, të mandatit të katërt.

Pasi ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella mbajti fjalën e saj, deputeti demokrat Klevis Balliu u çua në këmbë dhe iu drejtua kryeministrit Edi Rama se nuk ka nen për mandatin e Diellës.

Ndërsa, Rama i tha se duhet të mbarojë fjalën që kishte nisur ose ndryshe do të kërkonte që të bëhej menjëherë votimi për programin qeverisës. Pas kësaj, kryetari i parlamentit dënoi Balliun, duke i thënë se nuk ka të drejtë të flasë gjatë ditës së sotme. Seanca u ndërpre për pak minuta.

Debati:

Klevis Balliu: Ku e keni nenin për mandatin e Diellës?

Edi Rama: Alo, Fahri.

Niko Peleshi: Ju tërheq vëmendjen, zoti Balliu.

Edi Rama: Të vazhdoj fjalën, nëse nuk do që të kaloj direkt në votim.

Niko Peleshi: Z.Balliu, ju hiqet e drejta e fjalës për sot.

Klevis Balliu: Po është turp.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: