Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar 4 urdhërarreste lidhur me shantazhimin e policit që kryente veprime të turpshme online me një 16-vjeçare.
Tre të rinj i kanë kërkuar para efektivit 56-vjeçar me inicialet A.A., në mënyrë që të mos i publikonin në rrjetet sociale një video intime që ai kishte me të miturën. Mësohet se efektivi shantazhohej kundrejt 10 mijë eurove.
Për rrjedhojë policia arrestoi 2 nga të rinjtë, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.
Burime për BalkanWeb dhe News24 bëjnë me dije se ndër personat e arrestuar është edhe njerku i 16-vjeçares, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me të.
Mësohet se edhe njerku i minorenes ishte punonjës policie. Ai dyshohet se prej vitesh abuzonte seksualisht me 16-vjeçaren.
