Italia është përkrah SHBA-së dhe Ukrainës, të paktën nga deklaratat zyrtare që vijnë nga zyrtarët më të lartë, deri te kryeministrja Meloni, edhe pse vendi nuk është gati të dërgojë trupa ushtarake në Kiev.
“Ne të gjithë duam të shmangim mundësinë katastrofike të një Lufte të Tretë Botërore dhe për këtë arsye duhet të ndërtojmë paqen. Putini me siguri e ka zhgënjyer Trumpin”, tha Ministri i Jashtëm Antonio Tajani në emisionin “Dritto e Rovescio” të Rete4.
“Ne kemi nevojë për sanksione financiare evropiane dhe madje edhe amerikane kundër Rusisë për të parandaluar rusët të dërgojnë paratë e nevojshme për të paguar ushtrinë në front nga Moska. Kjo është mënyra më e mirë për ta detyruar Putinin të shohë arsyen dhe të tërheqë forcat e tij nga kufiri ukrainas”, shtoi ai.
