Në dukje ishte një gol normal, por pas ndeshjes, Haaland kishte një arsye të fortë për të marrë në shtëpi topin e ndeshjes kundër Napolit. Ky gol që do të kujtohet gjatë, një gol i denjë për historinë e Champions League.

Për “bomberi” norvegjez ishte goli i tij 50 në Champions, një shifër e arritur në 49 ndeshje.

Në fillim dukej i pamundur për t’u arritur, por Haaland lë pas legjenda të futbollit botëror si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, është ai lojtari i parë dhe i vetëm në histori që arrin një shifër të tillë, 50 gola në kaq pak ndeshje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb