Një 41-vjeçar, i identifikuar si vëllai i Aleksandër Lahos, ndryshe i njohur edhe si “Rrumi i Shijakut”, e ka pësuar nga policia, pasi akuzohet se ka kërcënuar për shkak të detyrës drejtorin e Spitalit të Durrësit.
Burime zyrtare thonë se shkak është bërë fakti se Vullnet Muça, ka kërkuar që drejtori Renis Mullai t’i fuste në punë mbesën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit:
V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë.”, sqaron policia.
