Tekniku i Barcelonës, Hansi Flick, nuk ka dilema. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Flick shprehet se Lamine Yamal do të fitojë një dit Topin e Artë.

“Nuk e di nëse do ta fitojë këtë vit Topin e Artë. Një ditë, padyshim, Lamine do ta ngrejë këtë trofe. Kushdo që e fiton këtë vit, e meriton. Për mua, edhe vetë nominimi është çështje respekti”.

Kujtojmë që ceremonia për Topin e Artë do të mbahet të hënën dhe sulmuesi i katalanasve është një nga pretendentët për trofeun individual.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb