Ashtu siç dihet, ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku do të diskutohet nëse do të shkarkohet apo jo kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej 10 shkurtit ndodhet pas hekurave. Gazetari Osman Stafa në një lidhje direkte për News24 deklaroi se ndonëse Veliaj ka bërë kërkesën për të qenë i pranishëm në seancën e nesërme, nga ana e Bashkisë së Tiranës nuk është bërë asnjë kërkesë zyrtare.

Stafa deklaroi se sot në PD do të mbahen një mbledhje me anëtarët demokratë të këshillit bashkiak. Vetë demokratët, edhe këshilltarët, nga komunikimet, pritet që të votojnë pro shkarkimit të Veliajt. Që prej muajit maj, këshilltarët demokratë kanë kërkuar shkarkimin e Veliajt. Ata pritet që nesër të dalin pro kësaj kërkese, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i bashkëpunëtorëve të Veliajt.

Sakaq, në një komunikim me gazetarin Stafa, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti është shprehur pro prezencës së kryebashkiakut Veliaj në seancë nesër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb