Këshilli Bashkiak i Tiranës i është përgjigjur zyrtarisht Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, në lidhje me kërkesën e tij për të marrë pjesë dhe për të paraqitur objeksionet përpara votimit mbi shkarkimin e tij.

Në një shkresë të firmosur nga Sekretari i Këshillit Bashkiak, Veliajt i bëhet e ditur se, në rast se nuk ka mundësi të jetë i pranishëm fizikisht, ai mund t’i paraqesë qëndrimet e tij me shkrim, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhen publike.

Keshilli Bashkiak Veliaj

Sakaq, i takon Këshillit Bashkiak që të vendosë me votë mbi rastin e Veliajt.

Letra e plotë:

Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë

I nderuar Kryetar.

Në vijim të kërkesës tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për të dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë. Ju bëj me dije se mbledhja e Këshillit zhvillohet diten e martë, datë 23.09.2025 ora 16:00.

Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje.

Sekretari i Këshillit Bashkiak Tiranë
Behar Zeneli

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb