Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti ka reaguar lidhur me mbledhjen që Këshilli Bashkiak pritet të zhvillojë nesër, 23 shtator, për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra.
Ai u shpreh se Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet urgjentisht sot për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin.
Anëtarët e PD të këshillit bashkiak kërkojnë që kryebashkiaku të jetë në mbledhje gjatë votimit për shkarkimin e tij.
Teliti theksoi se çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale.
