Kryeqyteti nuk gjen paqe këtë sezon, me 3 ekipet, Dinamo, Partizani e Tirana që janë mbërthyer nga një krizë e thellë rezultatesh. Pas një aventure të shkëlqyer në Evropë, të gjithë prisnin që Dinamo e Ilir Dajës të ishte dominuese këtë sezon, por shifrat flasin për një krizë rezultatesh. Vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit lënë një shije të hidhur, ndërsa kalendari në vijim i rezervon derbin e kryeqytetit përballë Tiranës, një tjetër ekip në krizë totale.

Ashtu si një vit më parë, bardheblutë po vuajnë shumë edhe këtë sezon, madje i kanë bërë një nisje katastrofike këtij edicioni me vetëm 2 pikë në 4 ndeshje.

Nuk ka asnjë efekt as “kura” Roberto Bordin, të paktën deri më tani, por ky derbi pritet të thonë diçka më shumë mbi ecurinë e dy ekipeve.

Në një situatë jo komode ndodhet edhe ekipit tjetër i kryeqytetit, Partizani. 4 pikë në 4 javë shumë pak për të kuqtë, por shqetësuese janë dy humbjet radhazi kundër Vllaznisë dhe Elbasanit. Këtë javë kalendari i rezervon transfertën kundër Bylis, një ndeshje delikate që mund të vendos jo pak edhe mbi të ardhmen e trajnerit Milinkovic.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb