Denisa Kele, pedagoge në Universitetin Luarasi, komentoi në News24 emërimin e Diellës si ministrja e parë me përgjegjësi për Inteligjencën Artificiale, duke e cilësuar këtë lëvizje më shumë si një strategji marketingu sesa një hap real drejt zhvillimit të teknologjisë në vend.

Ajo theksoi se për të arritur sukses në këtë fushë, është e nevojshme një infrastrukturë e duhur dhe një kuptim më i thellë i përdorimit të AI brenda institucioneve shtetërore.

“Nuk mund të çosh AI në atë nivel, sa t’i japësh post vendimmarrës. Besoj se Diella do gabojë,” u shpreh Kele.

Denisa Kele, pedagoge në Universitetin Luarasi: Sa i përket Diellës, nga pikëpamja e PR ia ka dalë. Diellës i duhet infrastruktura e duhur. Kam idenë që kshilltarët i thonë kryeministrit se duhet të ecë parallel me botën në Inteligjencën Artificiale, por nuk mendoj që jemi në të njëjtat hapa me botën sa i takon AI.

Inteligjenca Artificiale të përdorej fillimisht në institucione, që dhe këta persona që punojnë në administratë, të kuptojnë se çfarë do të thotë të punosh me AI. Nuk mund të çosh AI në atë nivel, sa t’i japësh post vendimmarrës. Besoj se Diella do gabojë. E gjitha është marketing.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb