Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Laguna-Patok” në Kurbin.
Një grua që po drejtonte automjetin ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë, drejtuesja është dëmtuar dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja V. P., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
