Gjykata e Lartë ka rrëzuar ditën e sotme rekursin e paraqitur nga ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Gjici kishte kërkuar përmes rekursit shpalljen e pafajësisë për akuzat që rëndojnë ndaj tij, por kërkesa e tij nuk është pranuar nga trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë.

Safet Gjici u përball me drejtësinë pas publikimit të një videoje komprometuese që çoi në dorëheqjen e tij dhe nisjen e hetimeve për disa vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës dhe sjellje të papërshtatshme në ushtrimin e funksioneve publike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb