Teherani ka nënshkruar një marrëveshje prej 25 miliardë dollarësh me kompaninë shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom për të ndërtuar katër centrale bërthamore në Iran, raportoi të mërkurën agjencia iraniane e lajmeve IRNA.

Rosatom kishte njoftuar një ditë më parë , të mërkurën, se kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të ndërtuar centrale të vogla bërthamore në Iran, pa zbuluar numrin.

Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Rosatom Alexei Likhachev dhe zyrtari më i lartë i energjisë bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami, gjatë një takimi në Moskë . Rosatom e përshkroi marrëveshjen si një “projekt strategjik”. Eslami , i cili është gjithashtu nënpresident i Iranit, u tha mediave shtetërore iraniane më parë këtë javë se plani parashikon ndërtimin e tetë centraleve bërthamore, ndërsa Teherani kërkon të sigurojë  20 GW (gigavat)  kapacitet të energjisë bërthamore deri në vitin 2040.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb