Një incident ka ndodhur mbrëmjen e premierës së Operas Traviatta në Teatrin e Operas.

Siç konfirmon për BalkanWeb gazetarja Fatmira Nikolli, sopranoja e njohur Eva Golemi, është rrëzuar në skenën finale kur interpreton vdekjen e Violetës.

Në pamjet që ka siguruar BalkanWeb duket momenti kur Golemi bie në skenë.

Vetë skena parashikonte rënien e saj në duart e tenorit që interpreton Alfredon.

Për shkak të rënies, Teatri i Operas ka thirrur ambulancën që të shmangë dëmtime fizike të mëtejshme të mundshme të Golemit e cila është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme.

Pas vizitave, sopranoja rezulton të mos ketë dëme serioze. Ndërsa mjekët i kanë rekomanduar Eva Golemit 10 ditë shkëputje nga skena për të mos krijuar sforcim.

Për këtë arsye Golemi nuk do jetë në skenë për rolin në vijim të netëve të shfaqjes së premierës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb