Dani Carvajal do të mungojë deri në pesë javë pasi pësoi një dëmtim në pulpë gjatë humbjes 5-2 të Real Madridit ndaj Atletico Madrid të shtunën.

Mbrojtësi i Los Blancos u largua nga fusha në minutën e 59-të në “Wanda Metropolitano”, duke shqetësuar në maksimum stafin.

Carvajal është në dyshim për El Clasico më 26 tetor, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë  prezent apo jo në sfidën kundër Juventusit më 22 tetor.

33-vjeçari ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Realit deri më tani këtë sezon, përveç në një takim.

Përveç mungesës së këtij futbollisti, edhe Trent Alexander-Arnold është ndalur për shkak të një problemi në kofshë, çka do të thotë që ekipi nuk do ketë një mbrojtës të djathtë për ndeshjet në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb