Zhvillohet sot Konferenca e Kryetarëve. Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24, tha se mbledhja nis rreth orës 10:00, ku do të diskutohet kalendari dhe rendi i punës në Kuvend.
Ky zhvillim shënon dhe pikënisjen e Parlamentit.
Duke nisur nga nesër, Komisionet Parlamentare do të nisin punën. Kjo mbledhje i paraprin seancës plenare të orës 13:00.
