Kryeministri Edi Rama deklaroi se qëllimi i kësaj qeverie është që t’i ofrojë të rinjve mundësinë që të studiojnë dhe të thellohen në kërkimet shkencore, në vendin tonë.

I pranishëm në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, Rama theksoi se vizioni është i qartë; do të kërkohet partneritet dhe me universitetet europiane.

Në fund të fjalimit, kreu i qeverisë nuk ka pa bërë batuta dhe për kryetarin e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, duke e quajtur ‘diktator’.

“Kur u themelua Nano-Alb, 5 vite më parë ishte një sinjal i një Akademie e ripërtëritur shkencash dhe jo për të ngelur në të shkuarën. Nuk ka dyshim që nano-teknogjia është kampione. Një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë një sistem për nano-shkencën. Vizioni ynë është që çdo i ri shqiptar të studiojë në shtëpi. Ne do të kërkojmë partneritete me universitetet europiane. Është punë që ka nisur dhe po shohim hapat e para dhe rezultatet e para. Ky investim në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyrë inovatore. Ky brez do të çojë përpara ekonominë dhe instustrinë shqiptare. Dua t’u them se Shqipëria është e angazhuar që çdo euro të kthehet në përparim të prekshëm. S’ka dyshim që ashtu siç disa të ardhur nga jashtë, ta shohin, ky është një vend miqësor. Një vend ku fjala mirëserdhët, është në përputhje të përkryer me atë çka mund të presësh. Pres me padurim që të punojmë ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj, për të bërë gjëra më të mira në përparimin e saj.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb