Një aksident i disafishtë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vlorë, në rrugën Transballkanike.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, 3 automjete janë përplasur mes tyre ndërsa shihet dhe prania e autoambulancës, çka hedh dyshime për të plagosur nga ky aksident i rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të verifikuar shkaqet e aksidentit.
