Nëna e 15-vjeçares që tentoi të vetëvritet në Sarandë ka dhënë një intervistë tronditëse në emisionin “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24, ku ka rrëfyer momentin dramatik të ngjarjes.

Ajo tregon se pas një diskutimi me mësuesen e djalit, ndodhi një zhurmë e madhe dhe në atѱ moment, kuptoi se vajza e saj kishte rënë nga ballkoni i katit të katërt.

“Sa kthej kurrizin, dëgjohet një zhurmë e madhe. Vajza bie nga ballkoni. Në shtëpi ishin të gjithë, ishin dhe dy vëllezërit e mi dhe bashkëshorti, po festonim ditëlindjen e djalit të vogël,” tha ajo.

Nëna tregoi gjithashtu se vajza kishte shprehur shqetësim për bullizmin që po kalonte, duke thënë se e kishin përgojuar me fjalë të ulëta.

Nëna e 15-vjeçares që tentoi të vetëvritet: Vajza ime ende nuk e ka lënë spitalin. Jam shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve të mi, për ato punoj. Unë po flisja me mësuesen e djalit në pallat, në një kat të lartë dhe nuk e pashë vajzën të shqetësuar. Fola me mësuesen jo në sy të fëmijëve. Ishin në banesë gjithë familjarët. Sa kthej kurrizin, dëgjohet një zhurmë e madhe. Vajza bie nga ballkoni. Në shtëpi ishin të gjithë, kishte dy vëllezërit dhe babanë, po festonim ditëlindjen e djalit të vogël.

Në atë moment thashë “Oii vajza”. Zbrita poshtë dhe ulëriva, u trondita. Më ka thënë 3 ditë përpara se të ndodhë ngjarja, se një djalë dhe një vajzë e bezdiste dhe i kam thënë që mos u mërzit, se ti je më e bukur se ato dhe ata xhelozojnë. Më tha se i kanë thënë se “ishte e shpifur” dhe i kishin thënë dhe fjalë shumë të pista.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb