Ndërtimi i një fabrike në fshatin Kolsh të Kukësit ngriti në protestë banorët e zonës, të cilët shprehen se ky projekt po zhvillohet pa transparencë.

Sipas tyre ende nuk dihet funksioni i fabrikës, nëse do të jetë për përpunimin e hekur-nikelit apo për trajtimin e mbetjeve spitalore. Banorët thonë se ndërtimi i fabrikës pranë zonave të banuara është e papranueshme për ta, pasi iu rrezikon shëndetin.

Banorët e Kolshit thonë se Bashkia Kukës po i detyron të nënshkruajnë, për të dhënë aprovimin për ndërtimin e fabrikës.

Nëse për këto projekte nuk bëhet transparencë e plotë, banorët thonë se do të përshkallëzojnë protestat, si dhe do të ndjekin çdo hap ligjor për të ndaluar punimet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: