Një pamje aspak e zakontë në jetën parlamentare shqiptare, por edhe për publikun shqiptar! Deputetja e PS-së, Ilva Gjuzi është paraqitur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, më konkretisht në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, bashkë me foshnjen e saj.

Teksa mbante në kraharor fëmijën e saj, ligjvënësja socialiste e zgjedhur për herë të parë në këtë legjislaturë, nuk është privuar që të marrë pjesë në diskutimin parlamentar. Kryetarja e këtij Komisioni, Anila Denaj, i uroi mirëseardhje deputetes, ndërsa theksoi se prania me fëmijën, mund të ishte një ogur i mirë.

“Znj.Gjuzi, shpresoj të jetë jo vetëm një prezencë e mirë e fëmijës tuaj por edhe në frymë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe një nga objektivat që ka zhvillimi I qëndrueshëm ajo që lidhet me barazinë gjinore dhe me të gjithë politikat në frymë të kësaj prezenca juaj me frymë këtu e përshtat atë më së miri.”, tha Denaj. Ndërkohë, Gjuzi foli për çështje teknike të komisionit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: