Dy adoleshentë 15 dhe 16 vjeç u plagosën të martën pasdite në një sulm me makinë të kryer nga një palestinez në kryqëzimin al-Khader në Bregun Perëndimor, në jug të Jerusalemit , sipas shërbimit të urgjencës Magen David Adom ( MDA ) .

MDA tha se njëri nga dy të plagosurit ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë. Sipas policisë, sulmuesi u neutralizua nga një qytetar i armatosur, ndërsa para sulmit me makinë, ai u përpoq të godiste me thikë njerëz.

Një video e publikuar nga vendi i ngjarjes tregon burra me rroba civile që i drejtojnë armët një personi të shtrirë në tokë pranë një makine.

Autoritetet kanë nisur një hetim për incidentin, i cili po trajtohet si një akt terrorist.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb