“Nëse Hamasi e refuzon planin e SHBA-së për Gazën, do të përjetojë ferrin”. Ishte ky ultimatumi i Trump për organizatën e shpallur terroriste, e cila duket se menjëherë ka reflektuar para se të skadojë afati.
Sipas disa burimeve palestineze, Hamasi dhe fraksione të tjera të armatosura në Gaza janë të prirura të pranojnë planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rrip.
Një burim pranë Hamasit i zbuloi Sky Neës Arabia se “lëvizja është afër pranimit të planit të Trump”. Hamasi “ka kërkuar një sërë sqarimesh nga ndërmjetësi i Katarit në lidhje me garancitë se lufta nuk do të rifillojë pasi Netanyahu të marrë pengjet izraelite, afatin kohor për tërheqjen e IDF-së, fushëveprimin e tërheqjes dhe garancitë kundër sulmeve të ardhshme ndaj udhëheqësve të lëvizjes jashtë vendit”.
