Në gjendje “alarmi të kuq” për shkak të reshjeve të dendura, ishujt turistikë Ibiza dhe Formentera mbyllën sot plazhet dhe shkollat, pothuajse një vit pas përmbytjeve shkatërruese me viktima në Valencia.

Shërbimet e emergjencës të të dy ishujve dërguan njoftime paralajmëruese në telefonat e banorëve vendas, duke i këshilluar të shmangin lëvizjet dhe aktivitetet në ambiente të hapura, dhe të mos qëndrojnë në ambiente të mbyllura që përmbyten thjeshtë.

Shërbimi kombëtar meteorologjik i Spanjës, AEMET, njoftoi se në Ibiza kanë rënë deri në 200 litra ujë për metër katror, si pasojë e një stuhie që po lëviz shumë ngadalë.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë kalimtarë që ecin nëpër baltë pranë vijës bregdetare të Ibizës, ku ndodhen shumë bare dhe restorante. Në sfond dëgjohen sirenat e zjarrfikësve.

Sipas burimeve rrugët janë mbuluar me baltë dhe mbeturina, duke detyruar automjetet të lëvizin me shpejtësi shumë të ulët.

Autoritetet lokale pezulluan mësimin dhe kërkuan që nxënësit të qëndrojnë brenda shkollave, duke shmangur çdo lëvizje “deri në një njoftim të dytë”. Edhe plazhet pa ashtu janë mbyllur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb