Shefi i Komisariatit të Përmetit, Dhurim Çenko është pezulluar nga detyra.

Mësohet se vendimi është marrë pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rastin e abuzimit seksual të 16-vjeçares nga njerku dhe një efektiv policie.

Ngjarja u zbulua pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga Artur Ago, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet i cili dyhsohet se ka abuzuar seksualisht për rreth 3 vite me të miturën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb