Shumë të moshuar në qarkun e Korçës jetojnë vetëm, të përballur me vetminë, pasiguritë ekonomike dhe problemet shëndetësore. Për ta, përditshmëria shpesh bëhet e vështirë, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe mungesës së mbështetjes së duhur.

Ju mungon zëri i fëmijëve, përqafimi i nipërve, prania e dikujt.
Vetmia për ta është më e rëndë se çdo dhimbje shëndetësore.

Nga ana tjetër,një pjesë shumë e vogël e tyre jetojnë me fëmijët. Për ta, jeta ka një tjetër ngjyrë. Shtëpia mbushet me zhurmën e fëmijëve të vegjël, me kujdesin e fëmijëve dhe me ndjenjën e sigurisë se nuk janë vetëm.
Megjithatë, ata tregojnë një realitet të hidhur të miqve apo të afërmve të tyre.

Sot, më shumë se kurrë, dita ndërkombëtare e të moshuarve kujton se kujdesi për ta nuk është thjesht detyrim, por një borxh mirënjohjeje. Ata kanë dhënë gjithçka për fëmijët e tyre dhe e vetmja gjë që kërkojnë është dashuria, respekti dhe vëmendja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb