Opozita ende nuk e ka një emër fnal që do të garojë për Bashkinë e Tiranës, përballë Ogerta Manastirliut nga PS. Teksa opozita vijon bisedimet për të gjetur dakordësi për një kandidat gjithëpërfshirës, duket se 3 emra janë potencialë. Bëhet fjalë për Edlira Çepanin, Ermal Hasimjan dhe Florian Hackajn.

Teksa janë përfaqësues të sferave të ndryshme, e përbashkëta mes këtyre tre kandidatëve është se nuk vinë nga politika. Edlira Çepani, është e njohur nga të gjithë për kontributin e saj prej vitesh në shoqërinë civile, aktiviste e fortë e të drejtave të grave, pjesë e shumë kauzave në vend. Po ashtu, ajo njihet nga publiku i gjerë dhe si bashkëshortja e ish-deputetit të PD-së, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta 1 vit më parë.

Emri i dytë i lakuar është ai i pedagogut të njohur Ermal Hasimja, i cili njihet për kontributin në fushën e arsimit, si dhe për analizat e tij politike, si pjesë e paneleve në TV dhe jo vetëm.

Po ashtu, një kandidat tjetër potencial i opozitës është dhe Florian Hackaj, një emër që ka dhënë kontribut në përçimin e fortë të zërit te Diaspora për votën e emigrantëve. Florian Haçkaj, një shqiptar që jeton prej më shumë se dy dekadash jashtë vendit, ka kaluar vite të rëndësishme jashtë vendit duke ndërtuar një karrierë të suksesshme, por pa harruar asnjëherë rrënjët e tij.

Kujtojmë se gati për dy ditë me radhë do të vijojnë negociatat mes aleatëve të opozitës, për të arritur në dakordësinë për të dalë me një emër final.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb