Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i partisë  Djathtas 1912,  Enkelejd Alibeaj  i ftuar në Programin e Drekës në News24 me Ola Brukon ka komentuar zhvillimet politike në vend. Ai tha se  me Partinë  Demokratike nuk e lidh asgjë nga ana politike.

Kryetari i partisë “Djathtas 1912”  u shpreh  u më tej se në PD ka mungesë zërash kundër, dhe se partia po bashkëpunon me pushtetin për të goditur drejtësinë.

Alibeaj theksoi se nuk bëri kompromis me parimet e tij për interesa personale dhe se largimi nga PD erdhi kur ajo mori një drejtim tjetër.

“Unë mendoj se në politikë, morali nuk duhet të vdesë kurrë. Me Partinë demokratike , nga ana politike nuk më lidh asgjë. Por mund të bëjmë një analizë të jashtëm. Do të duhet të ishte një force politke e djathtë me dinjitet. PD dikur ka qënë e madhërishme, kishte vlera të qytetarëve. PD lindi si përfaqësuese e shpirtit të lirë të qytetarëve. Në PD gjithnjë e më tepër mbizotëron pragmatizmi. Gjithnjë e më tepër kishte një mekanizëm të mbyllur.

Në PD nuk ka më zëra kundër dhe rebelizëm. Partia Demoratike po bëhet bashkë me pushtetin për të goditur drejtësinë. . Partia Demokratike po bashkëpunon me ata që i quajti paterica të Ramës.

Partitë e reja po asgjësojnë simpatinë që morën në 11 maj. Edhe Agron Shehaj disa muaj më parë u sulmua dhe fizikisht. Unë kam zgjedhur që në politikë të mbaj një qëndrim .Nuk e shita misionin tim për një karrige deputeti. Ata që mbyllin gojën kur iu lëkundet karrigia, nuk janë misionarë. Kur Partia Demokratike mori një drejtim tjetër, unë  u largova. Kauza ime është sistemi që shqiptarët përcaktojnë përfaqësuesit. Reforma e tokave u bë në vitin 1991 me kontributin e Partisë Demokratike”, tha Alibeaj

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: