Sllovenia sfidon Kosovën me 10 tetor, në ndeshjen kualifikuese të botërorit. Pasi shpalli listën e të ftuarve, tekniku i sllovenëve, Matjaž Kek, bëri analizën e tij.
“Performanca jonë kundër Zvicrës nuk ishte mjaftueshëm e mirë për ta arritur një rezultat më të mirë. Nëse nuk e bëjmë tani, nuk kemi të drejtë të mendojmë për Kupën e Botës. Duhet të jemi në nivelin më të lartë në këta tre muaj. Treguam se çfarë jemi të aftë të bëjmë kundër Suedisë. Unë besoj në këtë ekip.
“Jemi të vetëdijshëm për atë që na pret në Prishtinë dhe pastaj tri ditë më vonë në Lubjanë. Me gjithë respektin për Kosovën dhe Zvicrën… Por duhet t’i fitojmë këto ndeshje nëse duam diçka më shumë”, shtoi Kek.
