Përfaqësues të kompanive më të njohura në Europë vizituan Tiranën dhe u bashkuan me yje të artit shqiptar dhe njerëz të biznesit, në nder të festimeve të 30-vjetorit të kompanisë EUROLAB Internacional Grup.

Rrugëtimi 30 vjecar i kompanisë, me themelues z. Dritan Bellaj, iu prezantua publikut përmes një reportazhi të shkurtër.

Fjala e hapjes u mbajt nga administratorja e EUROLAB, zj. Erila Velaj, e cila e ka drejtuar kompaninë që nga viti 2014.

Ajo tregoi disa nga arritjet kryesore në menaxhimin e kompanisë duke përfshirë shtrirjen gjeografike në 10 shtete të rajonit- Shqipëri, Serbi, Mal i Zi, Slloveni, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Kosovë, BiH, Greqi dhe Qipro – bashkëpunimin me kompani ndërkombëtare të listuara në ndër 5 më të mëdha në botë në kategoritë përkatëse, përdorimin e energjisë së gjelbër në zyra, fabrikë dhe automjete, si edhe faktin që EUROLAB ka sot gra dhe vajza mbi 50% e ekipit dhe mbi 50% mbajnë role menaxheriale.

Sipërmarrësi dhe ortaku i vetëm i kompanisë EUROLAB, z. Dritan Bellaj falenderoi bashkëpunëtorët dhe deklaroi objektivat për vitin 2030.

Ai tregoi edhe se si emri EUROLAB lindi nga ambicja e tij për ta bërë Labërinë, origjinën e tij, të famshme në Europë.

Emocione të vecanta u përjetuan në ndarjen e cmimeve 30 vite Partner, 30 vite Klient dhe 30 vite Punonjës.

Mbrëmja u moderua me mjeshtëri nga gazetari Drini Zeqo, në një atmosferë të ndërtuar mbi promovimin e kulturës shqiptare, muzikës dhe ushqimit tradicional shqiptar dhe të ftuarit në 30-vjetorin e EUROLAB shijuan performancat e artistëve Olen Cezari, Juliana Pasha, Grupit Polifonik dhe Ansamblit të Valleve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb