Avokat Kujtim Cakrani i ftuar në “Oponencë” në News24 ka deklaruar se takimi i Arubas i ngjason mbledhjeve të mafiozëve amerikanë në Kubë në filmin “Padrino”.

Duke shkuar më tej, Cakrani tha se për takimin e Arubas ekzistojnë përgjime, madje ka dhe foto dhe sipas tij është një mënyrë e re e mafiozëve për të bërë politikë e ekonomi.

Kujtim Cakrani: Ju kujtohet kur mblidheshin mafiozët amerikanë në Kubë, kur ishte Batista dhe ai i shpërndante toka për resorte, kulla. Derisa erdhi Fidel Kastro. Aruba mënyrë e re e të bërit politikë, ekonomi të gjitha bashkë .

Aruba ekziston se është regjistriuar, ka dhe foto e audio nga Antimafia italiane dhe DEA amerikane. Duhet që prokuroria shqiptare të shohë se deri në cfarë përmasash ka arritur. Edhe pse ne i dimë se shohim kullat e larta, investitorët strategjikë janë pjesë e planit të Arubas.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb