Dëmtimet mbeten një makth për Sylvinho-n, me teknikun kuqezi që sheh të humbas elementë shumë të rëndësishëm në vigjilje të super sfidës me Serbisë. Pas Kumbullës, një tjetër mbrojtës humbet derbin e Ballkanit, bëhet fjalë për Ardian Ismajlin. Qendërmbrojtësi doli i dëmtuar nga takimi kundër Parmës, ndërsa të mërkurën iu nënshtrua edhe rezonancën magnetike.

Testet mjekësore konfirmuan një tendosje në kofshën e djathtë, duke hedhur poshtë tërheqjen, çka mund ta mbante jashtë fushës për të paktën një muaj. Pavarësisht këtij fakti, Ismajli humbet me siguri takimin e kësaj fundjave kundër Lazios, ndërsa sipas mediave italiane pritet të rikthehet në dispozicion të Torinos vetëm pas pushimit që sjell ekipi kombëtar. Në këtë mënyrë, është thuajse e pamundur që Ismajli të jetë pjesë e listës së lojtarëve që Sylvinho pritet të publikojë së shpejti.

Ismajli
Ismajli

Nuk ia del Ismajli, por pjesë e Kombëtares për këtë takim me siguri do të jetë Arbër Hoxha. Sulmuesi kuqezi trembi jo pak në fundjavë, qëndroi në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, por ishte vetë Arbër Hoxha i cili konfirmoi se do të jetë pjesë e Dinamo Zagreb për takimin kundër Makabit në Europa League.

Një tjetër lajm pozitiv vjen nga SHBA, aty ku Uzuni gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë në finalen e Kupës. Fillimisht Uzuni humbi një penallti në minutën e 21-të, por në fundin e pjesës së parë sulmuesi kuqezi u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Për fat të keq, ekipi i tij Austin pësoi një humbje 2-1 duke mos festuar me trofe.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb