Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Bilisht-Kapshticë.

Policia njofton se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa mësohet se ka humbur jetën një 41-vjeçare.

Viktima është identifikuar si Erjola Sinani.

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: