Një ditë pas triumfit të Karlos Alkarazit në Tokio, ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Janik Sinerit nga Pekini. Tenisi italian fitoi trofeun ATP 500, teksa dje mposhti në finale amerikanin Learner Tien.
Kështu, dy liderët e renditjes vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në garën për vendin e parë në botë, me italianin që i përgjigjet spanjollit dhe dominon në finale kundër Tien me rezultat të qartë: dy sete 6-2 në 1 orë e 12 minuta lojë. Kjo ishte fitorja e dytë e Sinerit në Pekin, duke marrë trofeun e 21-të në karrierë, të tretin për këtë sezon. Dy vite pas triumfit kundër Danil Medvedev, Janik Siner rikthehet të festojë në ATP 500 të Pekinit, turneu i parë nga dy turnetë kryesorë kinezë.
Pas kalimit të problemeve fizike të javëve të fundit, lojtari nga Alto Adige dominoi të riun amerikan Tien në një finale pa histori. Tashmë Siner dhe ka një shans të madh në Shangai, ku mbron titullin. Karlos Alkaraz nuk do të marrë pjesë në këtë turne, kështu që mund të shfaqet mundësia e rikuperimit të vendit të parë në renditje, megjithatë spanjolli do të qëndrojë në krye edhe për disa javë. Në rast se Siner fiton Masters 1000 të Shangait, diferenca do të ulej në 390 pikë, duke lënë mundësinë për t’u bërë numri një vetëm pas turneut të Vjenës.
FJALËT PAS SUKSESIT – “Pekini është një vend shumë i veçantë për mua. Falenderoj padyshim ekipin tim, të gjithë ata që janë këtu dhe ata që më ndoqën nga shtëpia, italianët që më mbështetën. Tani do të shohim si do të shkojë fundi i sezonit, por jam shumë i kënaqur me këtë rezultat. I uroj të mirën edhe Learnerit, pasi ka luajtur shumë mirë”, ishin fjalët e para nga Siner pasi fitoi finalen në Pekin.
Tenisti italian foli edhe për kalendarin gjithnjë e më të ngarkuar të turneve botërore: “Turnetë po bëhen gjithnjë e më të gjatë. Masters 1000 janë evente që zgjasin pothuajse dy javë. Kështu, në një moment duhet të zgjedhësh të mos marrësh pjesë në disa turne. Por secili i sheh gjërat ndryshe dhe mund të zgjedhë. Unë vitin e kaluar kam lënë disa turne, sepse mendova se ishte zgjedhja e duhur për trupin dhe mendjen time. Edhe këtë vit, për shembull, nuk kam luajtur në Toronto ose Montreal. Megjithatë, është shumë e vështirë kur ke 23 apo 24 vjeç, sepse je ende i ri, të kuptosh plotësisht trupin tënd dhe se çfarë është më mirë të bësh”, përfundoi numrin dy i botës.
