Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit e pallateve të reja të cilët ndodhen në proces ndërtimi, se kondicionerët e vendosur në fasadën e jashtme do të hiqen.

Gjatë konferencës për shtyp nga Kryeministria ku prezantoi masat e reja për ndërtimet bashkë me ministrat Albana Koçiu dhue Besfort Lamallari, Rama tha se këto kondicionerë nuk janë në projektet e miratuara për ndërtimin e objektit.

Kreu i qeverisë tha se nga ky operacion përjashtohen objektet që janë të hipotekuara tanimë.

“Një ndërtues i kishte marr paratë një zonje për një apartament bashkë me ballkon, por nuk i kishte dhënë ballkon. Dhe ia kishte nxjerrë, se apartamentin në rrugë, derën e ballkonit e kishte bërë për të dalë nga shtëpia në rrugë dhe kush vinte në rrugë, i futen në shtëpi, këto janë kostot që kam merak unë, jo kostot e atij tipit që o do bëjë ballkoni o do hyjë në listën e zezë.

Një godinë me bubuzhela, se kështu u them kondicionerëve që vendosin nëpër fasada, nuk i kanë në lejet e ndërtimit – do t’ua heqim të tërë nga fasada, atyre që i kanë ende në proces se të tjerëve nuk kemi çfarë t’u bëjmë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb