Partia Socialiste në Mat zhvilloi një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë, ku analizoi rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit dhe nisi përgatitjet për zgjedhjet lokale të 9 nëntorit 2025 duke zgjedhur si kandidat Altin Bojnin.
Takimi u përqendrua në dy çështje kryesore:
• Analizën e rezultateve të zgjedhjeve të fundit politike
• Hartimin e strategjisë për zgjedhjet e ardhshme lokale
Kryetari i PS Mat, Hasan Pasha, prezantoi një përmbledhje të arritjeve dhe sfidave të fushatës së majit. Sipas tij, edhe pse PS arriti 60% të votave kundrejt 36% të PD-së, ekziston potencial për një rezultat më të thellë. Ai falënderoi strukturat dhe organizatat që kontribuan në terren.
Deputeti Agron Malaj theksoi rëndësinë e strukturave të konsoliduara të PS-së në Mat dhe rolin e investimeve qeveritare në rritjen e mbështetjes. “Thellimi i fitores është rezultat i punës së bërë dhe i investimeve të qeverisë Rama në këtë zonë,”
