Egjipti do të organizojë një konferencë me pjesëmarrjen e fraksioneve palestineze për të vendosur për të ardhmen e Gazës pas luftës, deklaroi një zyrtar i lartë i Hamasit.

“Egjipti do të presë një dialog ndërpalestinez për unitetin palestinez dhe të ardhmen e Gazës, duke përfshirë çështjen e administrimit të Rripit të Gazës,” tha zyrtari për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), duke kërkuar të mbetet anonim.

Hamas njoftoi ditën e djeshme se është gati të lirojë të gjithë pengjet, në përputhje me planin e paraqitur nga Donald Trump, në mënyrë që lufta të përfundojë dhe ushtria izraelite të tërhiqet nga Gaza.

Organizata rebele u shpreh gjithashtu e hapur që administrimi i Gazës t’i kalojë trupi të pavarur palestinez.

Por organizata nuk përmendi çështjen e çarmatosjes apo të mërgimit të tij nga territori palestinez pas përfundimit të luftës, duke theksuar se do të marrë pjesë në bisedimet për të ardhmen e territoreve palestineze.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb