Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, përshëndeti reagimin pozitiv të Hamasit ndaj marrëveshjes së paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas Erdoganit, kjo përgjigje tregon se organizata islamike palestineze është “gati për paqe”.
“Hamas ka treguar, ashtu siç ka bërë shumë herë më parë, se është e gatshme për paqe. Është hapur një dritare mundësie për një paqe të qëndrueshme në rajonin tonë,” deklaroi Erdogan gjatë një ceremonie në Stamboll.
