PD mblodhi sot Kryesinë e saj, në një takim të drejtuar nga kryetari Sali Berisha me qëllim diskutimin e çështjes së kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Përtej diskutimit politik, mbledhja e Kryesisë solli në vëmendje edhe disa momente mes demokratëve që nuk u panë nga kamerat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Kryedemokrati Berisha u pa me një kravatë ngjyrë rozë si edhe një shirit për të simbolizuar solidaritetin me Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, ndërsa nuk iu nda as tabletit, një pajisje që e ka shoqëruar gjatë në rrugëtimin politik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbledhje ishin pjesëmarrës edhe Ervin Salianji dhe Tomor Alizoti, të cilët u vunë re për mënyrën e shtensionuar të komunikimit mes tyre gjatë mbledhjes, siç shfaqet edhe në foto.

Një tjetër moment është edhe ai i kreu të grupit parlamentar, Gazment Bardhi i cili duket se po sqaron diçka me nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj, ndërsa pjesë e bisedës bëhet edhe deputetja Elda Hoti.

Ndërsa ish-deputeti Keltis Kruja duket se po çmallet me të gjithë… ndoshta për arsye se mbledhjet e Kryesisë janë rralla dhe anëtarët shihen me njëri-tjetrin gjithnjë e më pak.

Sakaq, mbledhja nuk pati një rezultat me nxjerrjen e një emri për kandidat në zgjedhje, gjë që pritet të zbulohet në ditët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb