Egjipti ka në plan organizimin e një konference, e cila do të bashkojë fraksione të ndryshme palestineze, në mënyrë që të vendosin për të ardhmen e Rripit të Gazës pas luftës.

“Konferenca do të organizojë një dialog ndërpalestinez mbi unitetin palestinez dhe të ardhmen e Gazës, duke përfshirë çështjen e qeverishes së Rripit të Gazës”, tha zyrtari për AFP-në.

Ndërkaq, Hamasi ka njoftuar ditën e djeshme se ishte i gatshëm të lironte pengjet por nuk përmendi çarmatimin dhe largimin e tij nga Palestina, pasi të përfundojë lufta atje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb