Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Pilur, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gëzim Bono. Flakët përfshinë thuajse të gjithë banesën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, u bë e mundur izolimi i zjarrit dhe shmangia e përhapjes në banesat përreth. Pavarësisht dëmeve, u arrit të shpëtohej pjesa e kuzhinës, plevica dhe disa bagëti.

Sipas dyshimeve të para, zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Sektori i emergjencave civile në Bashkinë Devoll do të bëjë vlerësimin e dëmeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb