Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë nga, një përleshje mes dy grupeve rivale në një lagje të populluar të qendrës së kryeqytetit të Alabamës, Montgomery, të shtunën në mbrëmje.
Një grua ishte ndër të vrarët dhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve ka pësuar lëndime që kërcënojnë jetën, janë renditur mes të plagosurve, tha Shefi i Policisë së Montgomery-t, James Graboys.
14 shot, 2 dead in downtown Montgomery shooting according to police. Three are in life threatening condition.
This happened at the corner of Bibb and Commerce Street around 11:30 P.M.
We will have comprehensive coverage all day on @wsfa12news pic.twitter.com/nXgzq6Ezdl
— Simon Schuessler (@SimonSchuessler) October 5, 2025
Policia u thirr rreth orës 23:30 pas shpërthimit të një sherri mes dy grupeve rivalë, që më pas u përshkallëzua në një shkëmbim zjarri masiv. Autorët qëlluan pa dallim drejt turmës dhe kalimtarëve, duke shkaktuar kaos. Hetuesit janë duke shqyrtuar provat dhe po intervistojnë të dyshuarit për zbardhjen e ngjarjes.
