Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në Rrugën e Arbrit, pranë fshatit.

Sipas informacioneve të para, pesë anëtarë të së njëjtës familje kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë nisur me ambulancë drejt spitalit të Burrelit.

Klos/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Fshat, Klos, janë përplasur me njëri- tjetrin dy automjete me drejtues shtetasit D.K., dhe F.B.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të lënduar 4 pasagjerë, që udhëtonin me shtetasin D.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb