Autoritetet e Mesinisë janë vënë në alarm pas vrasjes së dy burrave në Finikounda në Greqi.

Sipas informacioneve fillestare, dy burrat u gjetën jashtë një kampingu  në zonë. Një nga dy viktimat është grek dhe, sipas raportimeve, është pronari i biznesit. Viktima tjetër është me origjinë shqiptare dhe, me sa duket, punonte për të parin.

Siç raportohet nga protothema.gr , banorët e zonës i raportuan policisë që mbërriti në vendngjarje se autori i krimit ishte një i ri që dyshohet se iu afrua dy personave dhe qëlloi drejt tyre nga afër.

I njëjti informacion thotë se pronari i biznesit ishte sulmuar në të kaluarën, pa përmendur askënd specifikisht për autoritetet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb