Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll. Në përplasje u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: